Marreveshja

Franca ndryshon rregullat, Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi ka sens vetëm nëse sigurohet integrimi në BE

Edhe përkundër faktit se Shkupi zyrtar kishte bërë një marrëveshje historike me Greqinë sa i përket emrit, Maqedonisë së Veriut nuk i janë hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas vetos së Francës. Një gjë e tillë kishte rezultuar me dorëheqje të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.

E këto zhvillime pashmangshëm kanë afektuar edhe zhvillimet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, i cili numëron ditët e fundit në këtë pozitë, ka thënë se arritja e një marrëveshje me Kosovë-Serbi nuk do të kishte sens nëse nuk do të ekzistonte një perspektivë e qartë Evropiane për dy vendet.

“Nga pozicioni i Serbisë, ideja e një marrëveshje me Kosovën do të ketë kuptim vetëm nëse ekziston një perspektivë e qartë e anëtarësimit në Bashkim Evropian”, ka thënë Hahn.

Hahn në fjalimin e tij të fundit para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka thënë se ishte një gabim historik fakti që nuk iu hapen negociatat e pranimit Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë.

Ai ka thënë se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të inkurajohet të bëjë hapa pozitiv drejt integrimit evropian.

Ndërsa Hahn nuk është përgjigjur në pyetjen e eurodeputetit francez, Thiery Mariani, i cili ka thënë se “Si mund të pyetet Serbia për të njohur Kosovën, kur pesë shtete anëtare të BE-së nuk e kanë bërë një gjë të tillë”.