Franca ka mposhtur Portugalinë në ndeshjen e Ligës së Kombeve A, të Grupit 3. Ndeshja përfundoi me rezultat minimal 1-0 ndërsa golin e fitores për francezët e shënoi N’Golo Kante.
Mesfushori 29-vjeçari shënoi gol në minutën e 54-të pas një asistimi të Adrien Rabiotit.
Me këtë fitore, Franca renditet e para në Grupin 1, me 13 pikë, ndërsa Portugalia mbetet në vendin e dytë me 10 sosh.
Fitore në këtë grup ka realizuar edhe Suedia ndaj Kroacisë. Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1, ku për suedezët shënoi Dejan Kulusevski dhe Marcus Danielson, ndërsa goli për kroatët erdhi pas një autogoli të suedezëve, përmes Danielson.








