Franca e ka mposhtur Kroacinë me rezultatin 4:2 në kuadër të Ligës së Kombeve sonte. Ndeshja e zhvilluar në “Stade de France” përfundoi me rezultat identik siç kishte përfunduar edhe finalja e Botërorit 2018 në Rusi ku u përballën këto dy përfaqësuese.

Antoine Griezmann (43’), Dominik Livakoviq (45’ ag.), Dayot Upamecano (65’) dhe Olivier Giroud (77’ penallti) realizuan për Francën, ndërsa për Kroacinë, Dejan Lovren (17’) dhe Josip Brekalo (55’).

Ndeshja i takoi Grupit 3 të Ligës A në kuadër të garës Liga e Kombeve.
Pas dy xhirove në këtë grup kryeson Portugalia me 6 pikë, sa i ka edhe Franca që zë vendin e dytë. Suedia e Kroacia mbajnë pozitën tret e katër pa pikë.

Në Grupin 2 të Ligës A, Belgjika e ka mposhtur thellë 5:1 Islandën. Ndërsa Danimarka e Anglia kanë luajtur baras pa gola. Në këtë grup kryeson Belgjika me gjashtë pikë, Anglia është e dyta me katër pikë, Danimarka e treta me një pikë dhe Islanda është pa pikë.