Euro 2024

Franca dëshpëron prapë, por kualifikohet tutje, kualifikohet edhe Austria

Franca ka barazuar me Poloninë 1:1 por kjo pikë i ka mjaftuar të kualifikohet tutje në Euro 2024.

Franca ka përfunduar e dyta në tabelë me pesë pikë ndërsa Austria e para me gjashtë pikë.

Austria e ka mposhtur Holandën me rezultat 3:2, por pavarësisht kësaj humbjeje holandezët kanë ecur tutje si skuadra e tretë më e mirë.