Franca dënohet me një gjobë qesharake pas gabimit me himnin shqiptar

Një gabim që i kushton “shtrenjtë” Federatës Franceze të Futbollit.

UEFA e ka gjobitur me 20.000 euro qeverinë e futbollit të Francës për shkak të gabimit në vendosjen e himnit shqiptar në takimin Francë-Shqipëri, të zhvilluar me 7 shtator në “Saint Denis” (u vendos gabimisht himni i Andorrës).

Një surprizë e pakëndshme që shkaktoi shtyrjen e ndeshjes me 7 minuta, pasi delegacioni kuqezi kërkoi me ngulm që të korrigjohej gabimi, ndryshe nuk do të pranonin të nisnin lojën.

Me motivacion mospërmbushje e detyrimeve në organizimin e ndeshjes, Federata Franceze e Futbollit ndëshkohet me një gjobë, që sigurisht nuk është se i shkakton ndonjë dëm të madh ekonomik një institucioni kaq të fuqishëm.

loading…