Luka Modric ka rrëmbyer pothuajse gjitha çmimet individuale për vitin 2018, duke përfshirë edhe Topin e Artë.
Kroati është vlerësuar si më i miri për vitin që po lëmë pas edhe nga shumë revista botërore, por jo edhe nga magazina “FourFourTwo”.
Sipas “FourFourTwo”, futbollisti më i mirë për vitin 2018 ka qenë Lionel Messi, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon – ndërsa Modric, që i dha fund dominimit 10-vjeçar të Leos dhe Cristianos për Topin e Artë, u rendit i katërti.
“S’do të ketë asnjë më të mirë teksa Messi dhe Ronaldo janë ende aktiv…”, shkroi “FourFourTwo” pasi publikoi listën e 100 futbollistëve më të mirë.







