“Fotografoma unazën se e du shumë”, Naser Rafuna kujton edhe një tjetër moment me Leze Qenën

Naser Rafuna e ka kujtuar aktoren e ndjerë Leze Qena.

Aktori i njohur Naser Rafuna sot ka folur lidhur me telefonatën e fundit me aktoren tashmë të ndjerë, Leze Qena.

Mirëpo para pak minutash ai zgjodhi që ta kujtoj atë edhe me një tjetër fotografi të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Naseri e ka publikuar dorën e Lezes në të cilën shihet një unazë tejet e veçantë e cila edhe kishte rëndësi të madhe për të.

“Fotografoma unazën se e du shumë, thojke”, ka shkruar Naseri i cili tha se nuk do të ndez sot qirinjë për të por do të lutet për shpirtin e saj.