Fotografitë tregojnë se çfarë iu bëri koronavirusi mushkërive të dy viktimave italiane

Imazhet tronditëse zbulojnë se si koronavirusi shkatërroi mushkëritë e dy banorëve të Wuhanit në 60’at e tyre në pushime në Itali – viktimat e para të regjistruara të sëmundjes në vend.

Studiuesit në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Romë studiuan të dy individët pasi testuan pozitivisht për COVID-19 më 29 janar.

Të dy pacientët ishin një burrë i shëndetshëm 67-vjeçar dhe një grua 65-vjeçare, po ashtu e shëndetshme, përveç ilaçeve të përditshme orale për presionin e lartë të gjakut.

Skanimet me rreze X zbulojnë se si COVID-19 shkatërroi mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes në një mënyrë të ngjashme por të veçantë si me SARS ashtu edhe me MERS.

Italia tani është në mbyllje totale. Në 47 ditët që nga dy pacientët e parë u diagnostikuan, vendi ka pothuajse 25,000 raste dhe më shumë se 1.000 vdekje.

Imazhet u publikuan me lejen e vajzës së dy pacientëve.

Të dy individët e goditur nga sëmundja ishin në një gjendje kritike, por të qëndrueshme në kujdesin intensiv kur u shkrua studimi.