Yjet e sotëm të futbollit botëror dikur kanë qenë thjesht disa fëmijë që kapnin topat dhe këtë punë e bënin me pasion të madh për faktin se ishin pranë idhujve të tyre.
Në galerinë e mëposhtme do t’ju tregojmë disa nga lojtarët e ditëve të sotme (por edhe trajnerë) që dikur u shkëlqenin sytë kur ishin pranë yjeve të viteve të kaluara.

Carlos Tevez, foto me Juan Roman Riquelme, me të cilin luajti edhe një sezon te Boca Juniors

Brahim Díaz – Futbollisti i Real Madrid ishte kapës topash kur Isco luante me Malagën

Nigel de Jong – Një fotografi me idhullin e tij Clarence Seedorf në vitin 1995

Arda Turan feston një gol të Gallatasarajit

Dani Carvajal – Futbollist i Real Madrid, ishte i pranishëm në inaugurimin e Valdebebasit

Ángel D´Alessandro – Foto me idhullin e tij te River Plate, Enzo Francescoli

Iago Aspas i Celta Vigos duke parë nga afër një ndeshje të Kupës UEFA (Celta Vigo-Roma)

Patrick Kluivert, foto me idhullin e tij, Marco van Basten

Koke (Atletico Madrid), foto grupi me Fernando Torres

Mateo Kovacic duke i kërkuar fanelën anglezit Steven Gerrard, pas ndeshjes Dinamo Zagreb-Liverpool

Neymar, foto me Diego Armando Maradonën

Raul Gonzalez kur ishte me të rinjtë e Atletico Madrid, foto me sulmuesin Manolo. Atletico më pas mbylli ekipet zinxhir dhe Rauli shkoi te Reali, ku bëri historinë

Pep Guardiola duke i kërkuar fanellën Victor Munozit (1968)

Wesley Snejder duke dalë në foto me idhullin e tij, Frank Rijkaard







