Nxitja e trazirave nga forcat politike proruse kanë filluar edhe në Mal të Zi. Atje në mënyrë të organizuar janë duke u mbyllur rrugët nga aktivistët e Fronti Demokratik prorus në të gjithë Malin e Zi.

Tashmë rrugët kryesore shihen plot flamuj rusë dhe serbë dhe turmat po këndojnë këngë për Putinin.

Ishte analisti nga Mali i Zi, Lubomir Filipoviq, i cili gjatë ditës kishte bërë të ditur se forca pro-ruse pritet që t’i bllokojnë rrugët e Malit të Zi.

17 rrugë kryesore të këtij shteti do të bllokohen nga liderët e Frontit Demokratik, të cilët në vitin 2016 ishin dënuar për komplot për të kryer akte terroriste bashkë me operativët e GRUS-së ruse.

Analisti Filipoviq kishte publikuar edhe një hartë me rrugët që priteshin të bllokoheshin.