Foto

FOTO| Sveçla injoroi 14-vjetorin e pavarësisë, udhëtoi për në Turqi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së vendit ka vendosur që të udhëtojë drejt Turqisë.

Kjo vizitë nuk është konfirmuar nga MPB-ja e as nga Sveçla dhe çdo gjë ka shkuar në heshtje. Megjithatë, homologu i tij turk, Suleyman Soylu, ka shpërndarë disa pamje të pritjes që ia ka bërë sot Sveçlës atje, përcjell Demokracia.com.

Takimi mes dy ministrave, siç u bë e ditur në njoftimin e institucioneve turke, u zhvillua me dyer të mbyllura.

Krejt kjo ndodhi sot kur Policia e Kosovës, e cila përdorej nga Sveçla në shumë aksione kur ai dëshironte të fitonte elektorat, parakaloi në sheshin “Zahir Pajaziti” për nder të 14 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Në organizimin përkrah krerëve të institucioneve u panë shumë ministra e deputetë, por jo edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.