Hapësirat e dy pronave publike përball objektit të AKI-së, të cilat ishin dhënë në shfrytëzim me qera për dy biznese private, janë liruar sot.

Kjo hapësirë ishte shfrytëzuar nga një biznes privat që shërbente si pompë e derivateve “Patroni” dhe kishte kontratë qiramarrëse nga viti 2018.

Lirimi i tyre është bërë me vendim të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, si dhe me asistencë të Policisë së Kosovës.

Në dy hapësirat publike janë vendosur shirita sot nga zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Ballkani.info ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

@ballkani.info Nis aksioni, me vendim te ministrit Peci do të rrënohet pompa e derivateve “Patroni” në Fushë Kosovë #patroni #fushekosova #derivative #peci #qeveria #bigbrother ♬ original sound – Ballkani.info