FOTO/ Qentë endacakë kafshuan një vajzë në Prishtinë, ajo rrëfen tmerrin që përjetoi

E.M qytetare nga Prishtina ka raportuar rastin e kafshimit nga qentë endacakë.

Ajo ka thënë se në mëngjesin e sotëm diku rreth orës 7:50, gjersa po shkonte në punë, në rrugën “Muharrem Fejza” është sulmuar nga disa qenë endacak, të cilët më pas e kanë kafshuar në krah duke i shkaktuar lëndime.

Për shkak të lëndimeve të pësuara nga kafshimi, ajo është dashur të marrë tretman mjekësor, raporton Ballkani.info

Gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë dhe pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Situata me qentë endacak është alarmante në çdo Komunë të Republikës së Kosovës, Ballkani.info ka tenturar të kontakoj me Komunën e Prishtinës, me zgjidhjen e problemit të qenve endacakë, por deri më tani nuk ka marrë përgjigjje. /Ballkani.info/