Foto nga aksioni i kërkimshpëtimit të FSK-së me qen në hotelin e shembur në Mitrovicë

Tashmë janë bërë disa orë që një person ka mbetur nën rrënojat e objektit të shembur në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes ka arritur FSK që ka filluar menjëherë kërkimet me ndihmën e qenve për gjetjen e personit nën rrënoja.

Veriu.info ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes ku shihen ushtarët e FSK-së në aksionin e kërkimshpëtimit të personit të mbetur nën rrënoja.