AUV

FOTO| Këto janë produktet ushqimore që u sekuestruan në kompleksin “Rajska Banja” në Banjskë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka sekuestruar ushqimin që ka qenë brenda kompleksit “Rajska Banja”, në Banjskë të Zveçanit.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi ka thënë për Ballkani.info se në këtë kompleks janë hasur produkte dhe nënprodukte të mishit, të vendosura në frigoriferë brenda kuzhinave, të cilave u mungonte dokumentacioni si dhe disa prej tyre kishin afat të sakduar.

“Sot AUV me kërkesë të Policisë Stacioni i Veriut, ka dale në inspektim për kontrolle në një lokacion ku kompleksin e një resorti kishte produkte dhe nënprodukte të mishit, të vendosura ne frigorifer brenda kuzhinave. Këtë sasi të produkteve mungonte dokumentacioni për origjinën e produkteve disa prej tyre nuk kishin etiketa të deklaraicionit mbi datat e prodhimit dhe të skadencës. Si të tilla ekipi inspektues ka vlerësuar se nuk përmbushin kriteret ligjore për konsum. Andaj me procesverbal ka vendosur se të njëjtat duhet të asgjësohen. Në momentin që krijohen kushtet teknike dhe logjistike inspektorati do të dal së bashku me policinë të bëj asgjësimin e tyre. Mishrat kanë qenë te vendosura në disa frigoriferë të ndryshme të cilat kanë qenë pa mbikëqyrje të temperaturave dhe sasia totale do të dihet kur ata të zhvendosen për asgjësim”, ka thënë Thaçi për Ballkani.info.

Ndryshe, të mërkurën në një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se destinacioni final i kompleksit do të përcaktohet në ndërkohë. Ai ka shtuar se në këtë kompleks është investuar jashtëligjshëm e se ai do të menaxhohet nga MPB-ja. /Ballakni.info/

LEXO EDHE: