Kompleksi turistik “Rajska Banja” që dje (e martë) u mor nën kontrollin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit me asistim të Policisë së Kosovës, deri vonë ka qenë strehë e terroristëve të pjesëtarëve të të ashtuquajturës ‘Mbrojtja Civile’, kurse drejtori i saj, Marko Saviq, ka qenë njëri nga pjesëmarrësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Kosova në mëngjesin e së dielës të 24 shtatorit u gjend nën sulm terrorist të mbi 30 personave që kishin hyrë nga Serbia. Të vendosur në fshatin Banjskë të Zveçanit, terroristët serbë vranë policin kosovar Afrim Bunjaku dhe plagosën kolegun e tij, Alban Rashiti.

Fill pas këtij sulmi, forcat policore rrethuan Manastirin e Banjskës, aty ku sulmuesit u strehuan. Operacioni zgjati deri në orët e vonshme të 24 shtatorit dhe bilanci ishte tre terroristë të vrarë dhe disa tjerë të arrestuar. Një ditë më pas, organet shtetërore të Kosovës shfaqen një video ku dëshmohet se pjesë e sulmit dhe organizatori kryesor ishte Milan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, i akuzuar për një sërë veprash kriminale në Kosovë dhe i sanksionuar nga SHBA-ja.

Pas përfundimit të aksionit në terren, forcat e njësisë speciale ua lëshuan vendin hetuesve dhe njësive tjera që të “krehnin” vendin në manastir, rreth tij dhe në tërë fshatin Bansjkë. Në kuadër të këtij post-operacioni, u bastisen edhe hapësira e kompleksit të ashtuquajtur turistik “Rajska Banja”. Në këtë kompeks u hasën pajisje dhe persona të dyshimtë, disa nga të cilët u arrestuan dhe u akuzuan për ndihmë dhënë grupit terrorist.

Pse është me rëndësi të shtjellohet roli dhe rëndësia për Serbinë e kompleksit turistik “Rajska Banja” në Banjskë”?

Ballkani.info sjellë detaje ekskluzive për këtë kompleks turistik, i cili ka shërbyer edhe si takim i të ashtuquajturit “Këshillit Kombëtar Serb”, ku në mars të këtij viti ishin mbledhur përfaqësuesit serbë nga shtetet e rajonit dhe e kishin nxjerr një deklaratë nacionaliste dhe shoviniste të stilit të “botës serbe”.

Përveç hapësirave ekzistuese dhe investimit të Serbisë aty nga viti 2016, Qeveria në Beograd planifikonte ndërtimit edhe të një hoteli, investimi i të cilit do të kapte shifrat gati dy milionë euro.

Kompleksi “Rajska Banja” u rinovua dhe u promovua nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq,  ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq dhe zyrtarë tjerë serbë me ndikim, prandaj në vend që të shërbejë si resort turistik, “Rajska Banja” po del se është shndërruar në bazë logjistike për terroristët serbë.

Kompleksi “Rajska Banja”

Kompleksi “Rajska Banja” ndodhet në fshatin Banjskë të Zveçanit dhe njihet si qendër e re

shëndetësore dhe turistike pasi që shërben si banjë termike. Ajo që e bën strategjik këtë kompleks është fakti se në afërsi të tij dhe të pishinave të brendshme rekreative, është manastiri “Banjska”, i cili mund ta arrihet nga shkallët e hotelit me pak hapa.

Ky kompleks ka 40 shtretër me 14 njësi akomodimi, struktura dhomash teke dhe dyshe, studio dhe

apartamente me dhoma gjumi, të pajisura që të mos iu mungojë asgjë. Ka edhe dy dhoma të

përshtatura për personat me nevoja të veçanta. Përveç garazhes/bodrumit, parkingut, ashensorit të “fshehur”, në hollin e hotelit ka edhe bankomat të bankës serbe “Poshtanska Shtedionica”.

Drejtor i “Rajska Banjës” deri vitin e kaluar ka qenë Danilo Delibashiq (pjesëtarë i Mbrojtjes Civile – organizatë e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës). Ky kompleks ka filluar të rinovohet që nga fundi i vitit 2015 dhe fillimi i vitit 2016 me investimet direkte të Qeverisë së Serbisë përmes të ashtuquajturës Zyre për Kosovë. Ky kompleks përveç tjerash ka shërbyer edhe për pritjen dhe akomodimin e delegacioneve “zyrtare” të të gjitha niveleve si dhe organizimeve të ndryshme nga i ashtuquajturi “organ i përkohshëm” i Komunës së Zveçanit nën udhëheqjen e Ivan Todosijeviq duke mos përjashtuar as organizimet tjera nga strukturat paralele që veprojnë në veri të vendit, por edhe nga Serbia, ndërsa gjatë vikendit, këtë kompleks e kane vizituar rreth njëmijë vizitor.

Vetë Todosijeviq, në vitin 2016 theksonte në Zveçan se Qeveria e Serbisë po financonte dhe realizonte ndërtimin e sanatoriumit “Rajska Banja”, vendbanimin e quajtur “Lugina e diellit” dhe ujësjellësin rajonal.

“Gjithçka që kemi planifikuar dhe bërë, nuk do të ishin të mundura pa shtetin tonë Serbinë, pa Qeverinë e Republikës së Serbisë, pa Zyrën për Kosovën dhe pa Dioqezën e Rashkës dhe Prizrenit, të cilët i kanë identifikuar këto projekte dhe i kanë vënë në radhë si projekte me rëndësi të madhe nacionale. Po ndërtohet edhe ‘Lugina e diellit’, një vendbanim modern për të kthyerit, që do të lidhet me infrastrukturë të plotë dhe me përmbajtjet përcjellëse”, shprehej Todosijeviq.

Ai shtonte se në këtë vendbanim do të akomodoheshin rreth 300 familje të kthyera dhe Komuna e Zveçanit do t’i ketë rreth ose 1 mijë e 500 banorë të rinj. Secila familje e kthyer, sipas tij, do ta fitojë edhe një vend pune.

Deri në vitin 2022 kompleksi “Rajska Banja” është udhëheqë nga Danilo Delibashiq, ndërsa tash drejtor është Mashan Iliq, kurse shef i hotelit është Ivan Filimonoviq.

Me nënshkrimin e kontratës ndërmjet të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Dioqezës së Rashkës-Prizrenit dhe të ashtuquajturit organ të përkohshëm të Komunës së Zveçanit, më 23 dhjetor të vitit 2015 ka filluar renovimi i kompleksit.

Në kuadër të kompleksit “Rajska Banja” në Banjskë, më 12 korrik të vitit 2019 është hapur hoteli, ndërsa shiritin perurues e kanë prerë ish drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Marko Gjuriq, aktualisht ambasador i Serbisë në Uashington, dhe kryetari i të ashtuquajturit “organ i përkohshëm” i Komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq.

I cilësuar si projekti kryesor zhvillimor në Banjskë ishte projekti “renovimi i banjës së Banjskës” dhe ndërtimi i kompleksit turistik shëndetësor “Rajska Banja”, dhe pas ardhjes në krye të të ashtuquajturës Zyre për Kosovë të Petar Petkoviqit, përveç objektit ekzistues, më 14 qershor të vitit 2020 nga ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Borislav Tajiq, kryetari i të ashtuquajturit “organ i përkohshëm” i Komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq dhe kryetarit, Vuçina Jankoviq u vendos gurthemeli për ndërtimin e hotelit “Garni SPA”.

Ndërtimi i hotelit “Garni SPA” me një sipërfaqe prej 1227 metrash katrorë u planifikua me kapacitet akomodimi në formën e katër apartamenteve dhe njëmbëdhjetë dhomave dyshe, si dhe anekse përcjellëse (sallë, pritje, holl, restorant, kuzhinë, bllok sanitar, komunikim vertikal dhe horizontal, hapësirë teknike). Vlera e investimeve, e ndarë në dy faza, se bashku me shpenzimet e mbikëqyrjes ishte 220,553,018.21 dinarë serbë apo 1,881,753.78 euro.

14.06.2020, vendosja e gurthemelit të kompleksit turistik shëndetësor “Rajska Banja”

Vendimet e investimeve të datës 31.12.2019 si dhe 14.07.2021

Pas manastirit të Banjskës, më 5 dhjetor të vitit 2022, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq kishte vizituar edhe kompleksin “Rajska Banja” në Banjskë, së bashku me Peter Petkoviq, përfaqësues të Listës Serbe dhe kryetarin e të ashtuquajturit “organ i përkohshëm” të Komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq.

Vlen të ceket se prej datës 24 deri më 26 mars të këtij viti nën organizimin e të ashtuquajturit “Këshillit Kombëtar Serb”, në kompleksin “Rajska Banja” është mbajtur konferenca e 15-të me radhë e organizatave kombëtare serbe nga vendet e rajonit. Në këtë konferencë morën pjesëpërfaqësues të serbëve nga Rumania, Hungaria, Sllovenia, Kroacia, Republika Serbe e Bosnjës, Federata e Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, ndërsa edhe pse ishte paralajmëruar pjesëmarrja nga Shqipëria nuk kishte shkuar askush. Pjesëmarrësit të cilët janë identifikuar si pjesë e “Këshillit Kombëtar Serb” ishin: Dr. Momçilo Vuksanoviq – kryetar i Këshillit Kombëtar Serb të Malit të Zi, Alexov Lyubomir – përfaqësues i serbëve në parlamentin hungarez, Vera Pejiq Sutor, kryetare e Vetëqeverisjes së serbëve në Hungari, Ognjan Kërstiq, kryetar i Unionit të serbëve në Rumani dhe deputet i Parlamentit të Rumanisë Gjorgje dhe Stefan – bashkëpunëtorët e Arno Gujon nga zyra për diasporë në Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Të gjithë këta njëzëri kishin miratuar një proklamatë – deklaratë, në të cilën thuhej; Me rastin e 24 vjetorit të agresionit të NATO-s kundër RFJ-së, Konferenca e Organizatave Kombëtare Serbe nga vendet e rajonit mbajti Kuvendin e pesëmbëdhjetë në Kosovë e Metohi. Duke iu referuar deklaratës së “Mileshevsku” të shtatorit 2022; Duke u mbështetur në shtetin amë të të gjithë serbëve – Republikën e Serbisë; Përkushtuar fuqishëm për ruajtjen e trashëgimisë etnike, gjuhësore, fetare dhe kulturore serbe shoqëri; Për të ruajtur unitetin kombëtar dhe për të përmirësuar bashkëpunimin dhe lidhjen e ndërsjellë; Duke e mbështetur me gjithë qenien time popullin tonë homogjen në Kosovë dhe Metohi në të drejtët një përpjekje për të ruajtur për paraardhësit e tyre, veten dhe pasardhësit e tyre një lidhje të pandashme me shteti i Serbisë; Të bindur në përcaktimin e Presidentit dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë që në negociata konkrete në mënyrën më të mirë për të mbrojtur shtetin dhe integritetin territorial dhe vendet e shenjta të Kishave ortodokse serbe në vendin e tyre, organizata ombrellë e popullit serb nga vendet e tjera të rajoneve të Rumanisë, Hungarisë, Sllovenisë, Kroacisë, Republika Srpska, Federatës të Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi në 24-vjetorin përkujtim i krimeve të NATO-s, nga Lavra Nemanjiq e Mbretit Shën Milutin, Manastiri Spas nga Kosova dhe Metohia:

PORORSIN

– Që nuk pranojnë kolonizimin e zonave historike serbe, gjë që po ndodh qartë

dëshiron të arrijë duke njohur dhe themeluar një shtet të ri shqiptar në shekullin e vjetër

zona e popullit serb;

-Populli serb nga rajoni qëndron për një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme të konfliktit

Në Kosovë dhe Metohi, në negociatat e Serbisë me Bashkimin Evropian dhe SHBA-së, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën e Këshillit Siguria OKB 1244;

– Populli serb nga rajoni ofron mbështetje të parezervë për institucionet shtetërore për të siguruar autonomi dhe barazi të plotë në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Serbisë qytetarëve të saj në Kosovë dhe Metohi;

-Serbët e rajonit janë të gatshëm për çdo lloj ndihme për popullin serb në Kosovë dhe Metohi për të arritur një zgjidhje të drejtë të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe të drejtat ndërkombëtare;

– Populli serb nga rajoni po insiston tek institucionet e Republikës së Serbisë për të gjetur një

zgjidhje ligjore që do t’i ofrojnë të njëjtat të drejta popullit serb nga rajoni si për të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Serbisë.

Në Banjskë të Zveçanit

24, 25 dhe 26 mars 2023