Foshnja që shpëtoi mrekullisht nga aksidenti në Prizren, dyshohet se po dërgohej tek një familje për adoptim

Në aksidentin qe ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet se foshnja një muajshe po dërgohej nga punëtorët social tek një familje adaptuese në Dragash.

Siç tregojnë qytetarët për IndeksOnline, foshnja që kishte përfunduar në ara aty pranë autostradës, ishte gjetur nga dy gra e të cilat më pas e dërguar edhe në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Mësohet se punëtorët social që ishin në veturë, kanë pësuar lëndime trupore.

IndeksOnline është në pritje të një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës.