Formula 1 në zi, ndahet nga jeta Niki Lauda!

Bota e Formula 1 është në zi. Në moshën 70-vjeçare është ndarë nga jeta tre herë kampioni i këtij sporti, Niki Lauda.

Lajmin për ndarjen nga jeta të ish drejtuesit të Mercedes është bërë publik nga gazeta britanike The Sun e cilia shkruan:

“Me trishtimin më të madh ju bëjmë me dije se Niki jonë i dashur ka vdekur paqësisht pranë familjes së tij të hënën”.

Lauda ishte shtruar në një klinikë zvicerane dhe vuante nga një sëmundje prej kohësh. 8 muaj më parë ai kishte kryer një transplant në mushkëri.

I lindur në Vjenë të Austrisë në 22 shkurt të 1949, Lauda fitoi tre tituj Botërorë si pilot i Formula 1, në 1975 në 1977 dhe 1984-ën mee McLaren dhe Ferrarin.

Në një aksident që pësoi në 1976-ën ai mori djegje të mëdha në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Lauda i cili punoi edhe për disa vite si drejtues te skuadra Mercedes, konsiderohet si një nga pilotët më të mirë të të gjitha kohërave në Formula 1.