Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Moldavisë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka bërë të gjitha përgatitjet dhe ka në mendje formacionin për ndeshjen kundër Moldavisë sonte (e shtunë) në mbrëmje.

Shqipëria është nikoqire e Moldavisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin E, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Kjo përballje është paraparë të zhvillohet në “Air Albania Stadium”, në Tiranë, me fillim nga ora 20:45.

Për këtë ndeshje, trajneri Sylvinho ka kryer të gjitha përgatitjet dhe tashmë ka vendosur për formacionin “anti-Moldavi”.

Telegrafi mëson se trajneri brazilian do të luajë më sulmues për dallim nga ndeshje me Poloninë, pasi ka vendosur për një rreshtim “4-2-3-1”.

Në portë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa mbrojtja pritet të formohet nga Elseid Hysaj në të djathtë, Mario Mitaj në të majtë dhe Berat Gjimshiti dhe Adrian Ismajli në qendër.

Në qendër të mesfushës do të luajnë Ylber Ramadani dhe Keidi Bare, ndërsa treshja para tyre do të formohet nga Jasir Asani, Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni.

Sulmuesi i vetëm në ekipin kuqezi do të jetë Sokol Cikalleshi.

Formacioni i mundshëm i ShqipërisëStrakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Ramadani, Bare; Asani, Bajrami, Uzuni; Cikalleshi;