Kosova sot zbret në ndeshjen e parë nën udhëheqjen e trajnerit të ri Franco Foda.

Dardanët do të ndeshen me Armeninë në një miqësore që zhvillohet në Jerevan nga ora 17:00, shkruan Ballkani.info.

Tekniku gjerman nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion nga ai në të kaluarën ku edhe këtë herë më shumë do t’ju besojë gardës së vjetër derisa pritet që në minutat në vazhdim mundësi t’i jepet edhe sulmuesit Drilon Hazrollaj. Minuta të theksuar pritet të ketë edhe për Albion Rrahmanin që rikthehet në kombëtare pas lëndimit që pësoi vitin e kaluar.

Më poshtë gjeni formacionin e mundshëm të dardanëve ndaj Armenisë. /Ballkani.info