Formacioni i Kosovës me prurjet e reja në kualifikimet për EURO 2020

Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë shumë punë për të bërë në vitin 2019.

Kosova e kaloi fazën e grupeve në Ligën e kombeve, por që tani do t’i ketë disa teste të vështira.

Përfaqësuesja jonë do të përballet me Maqedoninë në 26 marsin e vitit 2020 për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror, por deri atëherë do t’i ketë disa sfida.

Kosova është në grup me Anglinë, Bullgarin, Republikën e Çekisë dhe Malin e Zi në kualifikimet për EURO 2020.

Bernard Challandes shpreson që t’i ketë edhe disa lojtarë të ri në skuadër, pasi tashmë u ka dërguar ftesat.

Kosova pritet që vitin 2019 ta filloj me një miqësore ndaj Danimarkës, që është test jo i lehtë.

Nga ana tjetër, Përfaqësuesja jonë do t’i ketë disa prurje të reja në skuadër, e që ato mund t’i shikoni më poshtë.