Formacionet zyrtare: Zvicër – Bullgari, ky është vendimi për Xherdan Shaqirin

Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Bullgarisë takohen sonte në kuadër të xhiros së fundit në kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Ballafaqimi mes këtyre dy kombëtareve nisë nga ora 20:45 dhe zhvillohet në ‘Swissporarena’ në Luzern.

Tashmë gjithçka është gati për këtë përballje dhe të dy trajnerët i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Për zviceranët nga minuta e parë luan futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, kurse Granit Xhaka mungon për shkak të lëndimit.

Më poshtë keni 11-shet startuese të këtij takimi.