Me fillim prej orës 17:30 luhet derbi Manchester United – Chelsea, takim ky që do të vendos shumë për skuadrën e cila do të sigurojë kualifikimin për në Champions League.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje me formë të dobët, me londinezët që janë mposhtur dhe kanë barazuar në dy ndeshjet e fundit, teksa “Djajtë e Kuq” kanë pësuar 6 gola edhe nuk kanë arritur të shënojnë asnjë në dy humbjet e fundit ndaj Cityt dhe Evertonit.

Solskjaer ka bërë disa ndryshime në formacion ku spikasin rikthmet e Lukakut, Matas dhe Herreras, ndërsa në anën tjetër Sarri ka preferuar Higuainin në majën e sulmit para Giroudit.

Në vazhdim formacionet e të dyja skuadrave:

Manchester United (4-3-1-2): De Gea; Shaw, Lindelof, Bailly, Young; Pogba, Herrera, Matic; Mata; Rashford, Lukaku.

Chelsea (4-3-3): Arrizabalaga; Alonso, Luiz, Rudiger, Azpilicueta; Kovacic, Jorginho, Kante; Hazard, Higuain, Willian.