Manchester United përballet sot në mesditë në udhëtim me Bournemouthin me synim të vetëm fitoren, për të vazhduar formën e mirë në Premier League.

“Djajtë e Kuq” janë të pamposhtur në 3 ndeshjet e fundit në kampionat, teksa kanë mposhtur në “Old Trafford” 3-2 Newcastlen dhe 2-1 Evertonin, ndërsa u ndalën në barazim 2-2 në minutat e fundit ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”.

Mourinho përballë do të ketë një skuadër shumë të papërshtatshme që gëzon formë të jashtëzakonshme, me 3 fitore e 1 barazim në 4 sfidat e fundit, derisa do të jetë i vështirë misioni për t’i fituar 3 pikët për të besuarit e trajnerit portugez.

Lukaku ka mbetur jashtë ndaj ndeshjes me Bournemouthin ndërsa raportohet se aryset e mungesës së belgut janë mosmarrëveshjet me Mourinhon, ndërsa ky i fundit i ka besuar pozitën e qendërsulmuesit lojtarit më në formë te “Djajtë”, Anthony Martial. Bie në sy gjithashtu edhe rikthimi i Alexis Sanchez në formacion startues te United.

Në vazhdim formacionet zyrtare të dyja skuadrave:

Bournemouth: (3-4-3) Begovic; Francis, Cook, Ake; Smith, Cook, Lerma, Fraser; Brooks, Wilson, Stanislas.

Manchester United: (4-3-3) De Gea; Shaw, Lindelof, Smalling, Young; Pogba, Matic Fred; Sanchez, Martial, Mata.