La Liga

Formacionet zyrtare: Real Madrid-Levante

Real Madridi rikthehet të luajë në La Liga pas pauzës së kombëtareve teksa sot e pret Levanten në “Santigao Bernabeu”.

“Los Blancos” po kalojnë nëpër një formë të dobët ndërsa në 4 ndeshjet e fundit nuk kanë fituar duke mos arritur të shënojnë as gol.

Përballë është Levante që ka fituar dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe do të tentojë të përfitojë nga kriza e Real Madridit.

Trajneri Lopetegui ka lënë në stol Karim Bezeman dhe Gareth Bale, ndërsa nuk është preferuar as Kroos në mesfushë.

Në vazhdim formacionet zyrtare të dyja skuadrave:

Real Madrid: Courtois; Odriozola, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Isco; Vazquez, Asensio, Mariano.

Levante: Oier; Cabaco, Postigo, Rober; Jason, Bardhi, Rochina, Campaña, Toño; Morales, Roger.