Sonte në orën 20:45 Real Madrid do të presë në ‘Santiago Bernabeu” skuadrën e Barcelonës në ndeshjen e fundit mes tyre për këtë sezon në La Liga.
Solari ka bërë befasinë pasi në 11-shen titullare mungon sërish Marcelo, ndërsa në ndryshim me gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në sulm nuk do të luajë Lucas por Gareth Bale.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy skuadrave, ku Solari dhe Valverde startojnë me këto formacione:
REAL MADRID: Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Reguilon; Modric, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, & Vinicius.
BARCELONA: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Alba; Busquets, Arthur, Rakitic; Dembélé, Suárez, Messi.







