Kryendeshja

Formacionet zyrtare: Llapi për të vazhduar si lider, Drita për rikthim tek fitoret

Llapi do të presë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ Dritën në kryendeshjen e javës së 28-të në elitën e futbollit kosovar.

Llapjanët hyjnë në këtë takim si lider të tabelës me 54 pikë dhe atë pozitë synojnë ta mbajnë pas përfundimit të kësaj ndeshje.

Drita në anën tjetër gjendet në pozitën e tretë në tabelë me 51 pikë, tri më pak se Llapi, dhe synon rikthimin tek fitoret pas tri ndeshjeve pa rezultat pozitiv.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy ekipeve që u zhvillua në Gjilan kishte përfunduar me fitore minimale të Llapit me rezultat 1-0, falë golit të Arbnor Ramadanit.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Vokrri, Namani, Hyseni, Ramadani, Rama, Krasniqi, Ahmeti, Blakçori, Januzi, Bekteshi.

Drita: Maloku, Krasniqi, Mesa, Bejtullai, Thaçi, Ovouka, Dabiqaj, Baftiu, Ajzeraj, Prapashtica, Krasniqi.