Formacionet zyrtare: Liverpool-Crystal Palace, Shaqiri në stol

Liverpooli do ta presë Crystal Palace në shtëpi, në stadiumin Anfield, në orën 16:00. Në këtë ndeshje, të vlefshme për xhiron e 23-të të Premierligës, Xherdan Shaqiri do të mund të aktivizohet vetëm nga stoli.

Pasi që pas kësaj ndeshje, Liverpooli do t’i ketë 11 ditë pushim, Jurgen Klopp kishte nevojë t’i pushonte lojtarët kryesorë të skuadrës. Madje, pasi që Liverpooli nuk ka qenë shumë mbresëlënës gjatë ndeshjeve të fundit, Klopp do të kërkojë nga skuadra e tij t’i kthehet formës së vjetër përmes një fitoreje më mbresëlënëse.

Liverpooli e kryeson tabelën e Premierligës, me katër pikë më shumë se rivali në vend të dytë, Manchester City. Këtë pozitë, skuadra e Jurgen Kloppit e ka siguruar pasi që e ka humbur vetëm një nga 22 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Mirëpo, që nga disfata më 3 janar kundër Manchester Cityt, Liverpooli është eliminuar nga Wolves në FA Cup dhe siguroi fitore me rezultat minimal kundër Brightonit. Madje, goli i fitores në këtë ndeshje të fundit, erdhi nga pika e penalltisë.