Formacionet zyrtare: Kosova – Armenia, tre lojtarë të Superligës nga minuta e parë

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Armenisë kanë publikuar formacionet startuese për ndeshjen miqësore.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është vendtakimi i dy reprezentacioneve në kuadër të ndeshjes së parë kontrolluese në muajin nëntor, raporton Demokracia.com.

Treshja e Superligës së Kosovës, Ilir Krasniqi i Llapit, Lumbardh Dellova i Ballkanit dhe Muharrem Jashari i Dritës do të startojnë nga minuta e parë.

Në portë do të jetë portieri prishtinas, Visar Bekaj.

Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Armenisë nis nga ora 18:00.

Formacionet zyrtare:

KOSOVA: Bekaj, Krasniqi, Dellova, Haliti, Sadriu, Jashari, Abedini, Bislimi, L.M.Kastrati, Sadiku, Veliu

ARMENIA: Buchnev, Hakobyan, Mkrtchyan, Hartoyan, Hovhannisyan, Harutyunyan, Grigoryan, Dashyan, Babayan, Shaghoyan, Bichakhchyan.