Interi është nikoqir i Napolit për derbin që luhet në kuadër të javës së 13-të në Serie A.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon ën ora 18:00, e që luhet në stadiumin ‘Giuseppe Meazza’.

Për këtë sfidë, Nerazzurët nuk mund të llogarisin në Alexis Sanchez dhe Stefan de Vrij, që janë të lënduar.

https://www.sofascore.com/tournament/33/37475/standings/tables/embedStandings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Napoli nuk mund të llogarisë në Matias Politanon, Ounas dhe Demme, që janë po ashtu të lënduar.

Formacionet startuese:

Inter: Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Lautaro Martinez.

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian Ruiz; Lozano, Zielinski, Insigne; Osimhen.