Kur ka mbetur edhe pak më shumë se një orë deri te fillimi i ndeshjes Greqi – Kosovë në Ligën e Kombeve, tashmë janë publikuar formacionet zyrtare. Shkaku i mungesave të shumta shkaku i lëndimeve, te ‘Dardanët’ sonte formacioni ka pësuar shumë ndryshime.

‘Dardanët’ ende nuk kanë shënuar fitore në sezonin e ri në Ligën e Kombeve, duke regjistruar një barazim dhe dy humbje nga tri ndeshjet e kaluara.

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes sonte do kërkoj fitore ndaj Greqisë dhe kështu të rikthehet vetëbesimi dhe të rriten sadopak shpresat për pozicionin më të mirë në grup.

Ndryshe, ndeshja Greqi-Kosovë zhvillohet në ‘Spyros Louis’ me fillim prej orës 20:45. Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e katërt në kuadër të grupit të tretë në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Formacioni zyrtar i Greqisë:

Formacioni zyrtar i Kosovës: