Superliga

Formacionet zyrtare, Gjilani – Drita: Kërkohet fitore në Derbin e Anamoravës

Gjilani dhe Drita takohen mes vete në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës.

Dy skuadrat e qytetit, Gjilani dhe Drita sa herë që përballen mes vete dhurojnë spektakël në fushë, derisa tifozët e tyre ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’ përkujdesën për atmosferë elektrizuese në tribuna.

Fatkeqësisht derbi i ditës së sotme do të jetë i zbehtë në tribuna, pasi do të luhet pa praninë e dy tifo grupeve, ndër më të mirat në Kosovë.

Për ndeshjen Gentjan Mezani ka vendosur të luajë me emra si Heric, Milev e Basa në sulm.

Në anën tjetër Zekerija Ramadani luan me Kransiqin, që do të mbështet nga Baftiu, Selmani dhe Ajzeraj.

Gjilani: Halimi, Shabani, Bejtullahi, Akca, Bilalli, Ismaili, Milev, Basa, Heric, Bajrami, Ismjali.

Drita: Smakiqi, Broja, Bes. Krasniqi, Salihi, Ajzeraj, Baftiu, Jashari, Selmani, Dabiqaj, Ble. Krasniqi, Thaqi.