Sot me fillim prej orës 15:00, Genoa pret në shtëpi Milanin për të zhvilluar ndeshjen e parafundit të javës së 20-të në Serie A, ndërsa të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

“Rosonerët” do të duhet ta vuajnë mungesën e trajnerit Gennaro Gattuso, i cili ofendoi gjyqtarin Banti pas përfundimit të Super Kupës së Italisë kundër Juventusit. Ajo ndeshje ka pasur një faturë të shtrenjtë për Milanin derisa për sfidën e sotme kundër Genoas të gatshëm nuk do të jenë as Franck Kessie, Alessio Romagnoli dhe Davide Calabria.

Transferimi më i ri i Milanit, Lucas Paqueta është konfirmuar edhe në këtë ballafaqim, ndërsa rikthimi i madh është Suso që mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të suspendimit. Vlen të përmendet se Gonzalo Higuain nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar, gjersa transferimi te Chelsea është shumë afër.

Në anën tjetër te Genoa mungon sulmuesi kryesor, Kryzstof Piatek për shkak të suspendimit, ndërsa pas këtij takimi pritet që polaku të transferohet në “San Siro” si pasues i Higuainit.

Në vazhdim formacionet zyrtare të dyja skuadrave:

Here's how we line-up against @GenoaCFC in this afternoon's #SerieA clash#GenoaMilan: l'11 iniziale scelto da Mister Gattuso@BioscalinITA pic.twitter.com/b7sr1Vm2qg

— AC Milan (@acmilan) January 21, 2019