Premier League

Formacionet zyrtare: Fulham-Manchester United

Manchester United e ka rastin për t’u futur në top 4 në rast se arrin fitore në udhëtim te Fulhami.

“Djajtë e Kuq” janë në një formë fantastike ku në tetë ndeshjet e fundit në Premier League kanë marrë shtatë fitore dhe një barazim.

Të udhëhequr nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, United synon të triumfojë edhe në Londër përballë Fulhamit.

Ndërkohë skuadra vendase është në kërkim të pikëve të shpëtimit dhe synon t’i befasojë “Djajtë e Kuq”.

Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide.

Formacionet zyrtare:

Fulham: Rico, Odoi, Le Marchand, Ream, Bryan, Chambers, Seri, Schurrle, Babel, Vietto, Mitrovic.

Man Utd: De Gea, Dalot, Jones, Smalling, Shaw, Herrera, Matic, Pogba, Mata, Lukaku, Martial.