Serie A

Formacionet zyrtare: Frosinone-Milan

Milani do të tentojë të dalë nga kriza që e ka kapluar gjatë ndeshjeve të fundit duke siguruar fitore në ndeshjen që zhvillohet sot në orën 12:30 kundër Frosinones, në stadiumin Benito Stripe.

Mirëpo, përderisa Milani është duke kaluar në formë të keqe, forma e tyre nuk mund të krahasohet me atë të Frosinones, që ka arritur ta fitojë vetëm një nga 17 ndeshjet e këtij sezoni deri më tani. Ata i kanë humbur dhjetë nga këto ndeshje duke bërë që të mbeten në pozitën e 19-të në tabelën e Serie A.

As të qenit nikoqir nuk ka rezultuar të jetë në të mirë të klubit italian, pasi që ata nuk e kanë siguruar asnjë fitore në shtëpi këtë sezon. Deri tani, Frosinone e ka sulmin më të keq në ligë dhe mbrojtjen e dytë më të keqe.

Ndërsa, Milani është vetëm një pikë larg vendit të katërt, Lazios, mirëpo forma e tyre e keqe i ka shqetësuar tifozët e kuqezinjve, pasi që ata e kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit të ligës.

Ndërsa, si mysafir, djelmoshat e Gennaro Gattusos i kanë humbur vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit, prej të cilat i kanë fituar po aq. Milani ka arritur ta mbajë portën e paprekur në dy nga tri ndeshjet e fundit si mysafir.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Frosinone: Sportiello; Goldaniga, Ariaudo, Krajnc; Ghiglione, Chibsah, Maiello, Cassata, Beghetto; Ciano, Pinamonti

Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Castillejo, Higuain, Cutrone