Euro 2024

Formacionet zyrtare, Francë – Belgjikë: Deschamps dhe Tedesco futen me të gjitha forcat

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Belgjikës kanë publikuar formacionet zyrtare para përballjes së tyre në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Euro 2024.

Dy ekipet kombëtare do të luajnë ndaj njëra-tjetrës me fillim nga ora 18:00 në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit.

Kujtojmë se Franca ishte kualifikuar si e dyta e Grupit D me pesë pikë të grumbulluara, e të njëjtin fat e kishte pasur edhe Belgjika që zuri vendin e dytë në Grupin E me katër pikë.

Hera e fundit kur këto dy kombëtare kishin luajtur mes vete ishte në korrik të vitit 2021, atëherë kur Franca triumfonte me rezultat 3-2 në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Fituesi i këtij takimi do të luante me fituesin e takimit Portugali-Slloveni ndeshje kjo e cila do të luhet me fillim nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:

Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez; Kante, Tchouameni, Rabiot; Griezmann, Thuram, Mbappe.

Belgjika: Casteels; Theate, Vertonghen, Faes, Castagne; Doku, Onana, Openda; Carrasco, Lukaku, De Bruyne.