UEFA ka zbuluar emrin e arbitrit të çerekfinales ndërmjet Portugalisë dhe Francës (e premte, ora 21:00). Ai është Michael Oliver.

Arbitri anglez 39-vjeçar ka drejtuar tashmë tre ndeshje në këtë Euro, përfshirë edhe atë të 16-tës ndërmjet Gjermanisë dhe Danimarkës (2-0), gjatë së cilës VAR mori vendime të diskutueshme. Ai ishte gjithashtu arbitër për ndeshjen Hungari-Francë (1-1), në Euro 2021.

Ndeshja tjetër çerekfinale e të premtes, Gjermani-Spanjë (18:00), do të gjykohet nga gjyqtari i njohur Anthony Taylor, një tjetër anglez. /Ballkani.info