Formacionet

Formacionet zyrtare: Feronikeli ’74 – Llapi

Feronikeli ’74 dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Albi Mall Superligën.

Drenicasit janë nikoqir të llapjanëve në takimin që pritet të zhvillohet në “Rexhep Rexhepi” me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i promovuar këtë sezon në Superligë ka tri humbje dhe një fitore nga katër ndeshjet e para, por synon rezultat pozitiv para tifozëve të vet.

Në anën tjetër, mysafirët e Tahir Batatinës pas humbjes në javën e parë kanë dy fitore dhe një barazim dhe duan të vazhdojnë këtë formë të lartë me një fitore.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Feronikeli ’74: Bujupi; Musa, Lladrovci, Haxhaj, Bardhoku; B.Maliqi, Shabani; A.Maliqi, Rrahmani, Berisha; Zogu;

Llapi: Avdyli; Krasniqi, Jashari, Bekteshi, Blakçori; Ahmeti, Namani, Ramadani; Selimi, Hyseni, Cobian;