Formacionet zyrtare: Dukagjini dhe Drenica duan vetëm fitore

Java e shtatë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet sot me dy ndeshje.

Dukagjini e mirëpret në stadiumin “18 Qershori” në Klinë Drenicën, shkruan Demokracia.com.

Ekipi nga Klina nuk e ka nisur mirë sezonin e ri dhe gjendet në vendin e fundit në tabelë me vetëm dy pikë.

Në anën tjetër, Drenica është në pozitën e tetë me pesë pikë të grumbulluara.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Muhaxhiri, Shala, Kuçi, Basriu, Hugo, Khomutov, Ahmeti, Zulfiu, Elezaj, John.

Drenica: Shala, Agyare, Hoti, Lushtaku, Neziri, Thaqi, Dervishaj, Zeka, Vojvoda, Mëziu, Koxy.