Derbi i Premier Leagues

Formacionet zyrtare: Chelsea-Manchester United

Chelsea pret sot në “Stamford Bridge”, Manchester Unitedin për të zhvilluar derbin e javës së 9-të në Premier League.

Kjo përballje mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Jose Mourinhos në stolin e “Djajve të Kuq”, me trajnerin portugez që rrezikon shkarkimin në rast të humbjes ndaj ish skuadrës së tij.

Te të dyja skuadrat nuk ka befasi në formacione, me “The Blues” që do të kërkojnë golin përmes Alvaro Moratas që e ka fituar vendin para Olivier Giroud, ndërsa të Manchester United ka mbetur jashtë Alexis Sanchez, që e shënoi golin e fitores kundër Newcastle në rikthimin senzacional të dy javëve më parë.

Në vazhdim formacionet zyrtare të dyja skuadrave:

Chelsea: Arrizabalaga; Alonso, David Luiz, Rudiger, Azpilicueta, Kovacic, Jorginho, Kante, Hazard, Morata, Willian.

Manchester United: De Gea; Shaw, Smalling, Lindelof, Young, Matic, Pogba, Martial, Mata, Rashford, Lukaku.