Kai Havertz dhe Timo Werner do debutojnë sonte në Premier Ligë me fanellën e skuadrës së Chelseas.

‘Blutë’ e udhëhequr nga Frank Lampard do zhvillojnë sonte ndeshjen e parë për sezonin 2020/21 në kampionatin anglez, në udhëtim te Brighton Hove Albion.

Ndeshja zhvillohet në ‘The American Express Community Stadium’ me fillim prej orës 21:15 dhe tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Vlen të theksohet se te Chelsea nga fillimi do luajnë përforcimet, Kai Havertz dhe Timo Werner.