Përballja interesante

Formacionet zyrtare: Atalanta-Juventus, Berisha starton, mungon Ronaldo

Juventusi do të udhëtojë drejt Bergamos për t’u përballur me Atalantën e portierit shqiptar, Etrit Berishës, me qëllim që ta ruajë ecurinë e përkyer pa humbje në Serie A.

Atalanta e pret kampionin në fuqi në “Stadio Atleti Azzurri d’Italia” në Bergamo, në kërkim të fitores së parë në përballje të drejtëpërdrejt.

Në 26 ballafaqimet e deritashme, Atalanta nuk e ka asnjë fitore ndaj Juventusit, derisa është mposhtur plot 22 herë dhe ka barazuar katër herë tjera.

Për këtë takim, që nis në orën 15:00, Massimiliano Allegri ka vendosur ta pushojë për herë të parë Cristiano Ronaldon, golashënuesin më të mirë të skuadrës deri tani këtë sezon në Serie A me 11 gola.

Me një fitore eventuale, Juventusi do ta çonte në 11 pikë epërsinë ndaj përcjellësit të parë në renditje, Napolit, skuadrës që sonte do të përballet me Interin në San Siro.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Atalanta: Berisha; Mancini, Djimsiti, Masiello; Hateboer, Pasalic, Freuler, Castagne; Gomez; Ilicic, Duvan Zapata