Formacionet startuese: PSG luan vetëm për fitore ndaj Reims

Paris Saint-Germaini është nikoqir i Reims në Parc des Princes, ku zhvillohet ndeshja e parafundit sezonale në Ligue 1.

Kampioni në fuqi i Francës ndodhet tri pikë prapa Lille, ashtu që fitoret në dy takimet e mbetura janë të domosdoshme dhe më pas do të presë gabimin e liderit.

Reims akoma nuk e ka siguruar matematikisht mbijetesën, ashtu që do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv.

https://www.sofascore.com/tournament/4/28222/standings/tables/embedStandings provided by SofaScore LiveScore

Planet për këtë takim i kanë bërë dy trajnerët, Mauricio Pochettino dhe David Guion, të cilët i kanë përgatitur skuadrat që do të luajnë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Keylor Navas; Dagba, Marquinhos, Kehrer, Bakker; Ander Herrera, Danilo; Di Maria, Neymar, Draxler; Mbappe.

Formacioni startues i Reims: Rajkovic; Foket, Faes, Abdelhamid, Konan; Cassama; Cafaro, Munetsi, Chavalerin, Mbuku; Dia.

Lideri i kampionatit, Lille, në këtë xhiro luan kundër skuadrës së Saint-Etienne.