Formacionet startuese: Argjentina dhe Kroacia në “luftë” për finale, startojnë yjet

Kombëtarja e Argjentinës dhe ajo e Kroacisë kanë publikuar formacionet me të cilat do ta nisin takimin e parë gjysmëfinal në Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Lusail Iconic Stadium” është nikoqir i gjysmëfinales së parë mes Argjentinës dhe Kroacisë.

Dy përzgjedhësit e kombëtareve kanë përzgjedhur 11-shen më të mirë që kanë në dispozicion për të startuar ndeshjen.

Përballja mes Argjentinës dhe Kroacisë nis nga ora 20:00.

FORMACIONET ZYRTARE:

ARGJENTINA: Martinez, Alvarez, De Paul, Fernandez, Mac Allister, Messi, Molina, Otamendi, Paredes, Romero, Tagliafico.

KROACIA: Livakoviq, Brozoviq, Gvardiol, Juranoviq, Kovaqiq, Kramariq, Lovren, Modriq, Pasaliq, Perisiq, Sosa.