Formacionet startuese: Anglia e nis rrugëtimin në Kupën e Botës, sfidohet nga Irani

Dëshira për triumf e Anglisë në Kupën e Botës “Katar 2022” nis sot (e hëne) me një ndeshje ndaj Iranit në grupin B, e cila luhet në “Khalifa International Stadium”.

Nga ora 14:00, “Tre Luanët” që drejtohen nga Gareth Southgate kanë punë me Kombëtaren e Iranit dhe nuk duan asgjë tjetër përpos fitores dhe tre pikëve, shkruan FrontOnline.

Anglia që në Kampionatin Evropian “Euro 2020” arriti deri në finale ku u mund nga Italia, dëshiron ta thyejë tabunë për një sukses ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, Irani që raportohej se mund ta përjashtohej nga ky kompeticion shkaku i mbështetjes ndaj Rusisë në luftën ndaj Ukrainës, kërkon sot befasi ndaj Anglisë.

Formacionet zyrtare:

Anglia: Pickford, Trippier, Maguire, Stones, Shaë, Rice, Bellingham, Mount, Saka, Sterling, Kane

Irani: Beyranvand, Cheshmi, Karimi, Moharrami, Hajisafi, Mohammadi, Jahanbakhsh, Taremi, Hosseini, Nourollahi, Pouraliganji.