Formacionet e mundshme, analizë, statistika dhe parashikim: Real Madrid – Liverpool

Real Madridi është nikoqir i Liverpoolit për ndeshjen e dytë në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Anfield u mbyll me rezultat 5-2 për Los Blancos, ndërsa sonte në Santiago Bernabeu nga ora 21:00 do të jetë gjithçka ose asgjë për The Reds.

Për këtë ndeshje, madrilenët do të jenë vetëm pa David Alban që është i lënduar.

Në anën tjetër, skuadra angleze nuk mund të llogarisë në Luis Diaz, Thiago Alcantara, Joe Gomez dhe Calvin Ramsay që janë të lënduar, ndërsa në dyshime është Naby Keita.

Analizë

Real Madrid

Carlo Ancelotti nuk mund të llogarisë vetëm në Alaban që është i lënduar nga ndeshja e parë.

Por, për madrilenët janë rikthyer Ferland Mendy dhe kapiteni e sulmuesi Karim Benzema, që do të jetë një motiv shtesë për ta.

Liverpool

Arthur ishte mjaftueshëm i aftë për të qëndruar në bankinën e Bournemouthit të shtunën dhe disponueshmëria e tij rrit opsionet në mesfushën e The Reds.

Por, Jurgen Klopp nuk mund të llogarisë në lojtarët si Luis Diaz, Thiago, Joe Gomez dhe Calvin Ramsay, ndërsa Naby Keita do të vlerësohet.

Statistika
Real Madridi ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit në të gjitha garat.

Parashikim
Real Madridi pritet ta fitojë edhe këtë takim me rezultat të thellë.

Formacionet e mundshme:
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Rudiger, Camavinga, Kroos, Tchouameni, Modric, Vinicius Junior, Valverde, Benzema.

Liverpool: Alisson, Robertson, Van Dijk, Konate, Alexander-Arnold, Bajcetic, Fabinho, Henderson, Nunez, Gakpo, Salah. /Telegrafi/