Sonte në stadiumin Andorra La Vella zhvillohet ndeshja e xhiros së dytë të grupit H kualifikues për evropianin 2020 ndërmjet Andorrës dhe Shqipërisë.

Kombëtarja kuqezi, e cila humbi ndeshjen e parë para shikuesve të vet ndaj Turqisë 0:2, do të kërkojë fitoren e parë në grup dhe atë pa trajnerin e shkarkuar Cristian Panucci.

Ndeshja fillon në ora 20.45 dhe tashmë janë publikuar formacionet e të dyja kombëtareve.