Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Lituaninë, derisa ka thënë se pritshmëritë janë të mëdha, raporton Ballkani.info.
Tekniku gjerman, ka diskutuar edhe për situatën e fundit në kombëtare kur u suspenduan tre futbollistë, Edon Zhegrova, Arjanet Muric e Florent Muslija.
“Atmosfera është e mirë dhe ne do të punojmë maksinalisht për të marrë pikët e plota. Vendimi ka qenë i trajnerit së bashku me Federata, pasi këta tre lojtarë i kanë thyer rregullat./Ballkani.info/







