Trajneri i Kosovës, Franco Foda në koferencën për shtyp ka thënë se mezi presin ndeshjen ndaj Rumanisë edhe pse e dinë që i pret një lojë e veshtirë.
“Kemi mungesa këtë herë por ne do të punojmë shumë për ta fituar këtë ndeshje. Takimin e parë e kemi humbur por kemi pasur lojë të mirë dhe kemi dominuar në pjesën më të madhe të lojës. Kosova ka shumë kualitet dhe presim t’i shfrytzojmë dhe ta fitojmë ndeshjen”, tha Fonda, raporton Ballkani.info.
Në këtë ndeshje mungojnë Rashica, Celina, Krasniqi, Paqarada dhe Sahiti. Ndeshja Rumania – Kosova luhet më 15 nëntor në Bukutesht./Ballkani.info/







