Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka folur për grubbullimin dhe përgatitjet e Kosovës para ndeshjes me Sllovakinë.

Ai e ka cilësuar si ndeshje shumë të madhe, derisa ka thënë se futbollistët e tij kanë treguar formë të mirë.

“Nga ana fizike nuk do të ketë nevojë t’i ushtrojmë lojtarët pasi ata vijnë të gatshëm nga ekipet e tyre. Theksi kryesor do të jetë në aspektin taktik. Do të punojmë që pikëpamjet tona t’i zbatojmë në fushë. Do të punojmë për zgjidhjet që do t’i kemi kundër një ekipi si Sllovakia”.